Romeo Veshaj ka debatuar me Jul Dedën mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 3, pasi sipas tij, ky i fundit po ndërhyn në situatën që ka me Heidin.
Juli argumenton se përsa kohë janë në Big Brother kanë të drejtë të ndërhyjë në çdo situatë, por Romeo shprehet se e bën këtë gjë për t’i lënduar.
Juli: Unë jam në shtëpi dhe marr pjesë ku të dua dhe si të dua unë. Tani ti nëse s’e kupton këtë gjë…
Romeo: Mund të më cenosh dhe familjen, patjetër mo
Juli: Unë familjen nuk ta cenoj dhe të kam kërkuar ndjesë për atë
Juli: Të kam kërkuar ndjesë apo jo
Juli: Ore njeri edhe njëherë, për sa kohë, Big Brother më ka dhënë të drejtën të jetoj në këtë shtëpi me ty…ta shpjegoj pse merrem, me ty dhe më atë, jeni apo nuk jeni të lidhur
Juli: Je dorën pa atë, është e vërteta. Këtu përdoremi të gjithë me njëri-tjetrin.
Romeo: Nuk më pëlqen. Je përdorues i poshtër. Ti nuk respekton asnjë njeri
Juli: Unë kam heshtur përsa kohë keni qenë bashkë, përsa kohë jeni ndarë, unë do flas se jeni tek e tek
Romeo: Po të më vinte e njëjta situatë, nuk do të bëja të njëjtën gjë
Juli: A do të shtirem, do flas për kë të dua, si të dua dhe si më vjen më mirë. Të drejtat e mia i di unë.
Juli: Do ta gjykojë publiku. Ti ke tre javë që zgjidhe problemin tënd. Ti e kë vënë në siklet atë, ia ke futur këmbët në një këpucë
Romeo: Kush je ti që më bën analizën mua. Je burrë i poshtër. Pse ma dredh
Juli: S’po ta dredh, po ta them ballazi. Problemi jot u sheshua sot. Të mbrojti përballë meje. Po ik o Romeo.
Romeo: Pse ndërhyn mo plak, më vret
Juli: Të vret se është e vërtetë
Romeo: Je i lig. Pse bën si grua e ligë. Unë them më vret, ti..
Romeo: Si e ke kujtuar lojën ti, sigurisht që do merremi. Po ta them ballazi. Nëse do të cosh përpara një lidhje pa u marr njeri, dilni jashtë.