Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trafik kokaine dhe pastrim parash në disa shtete, shkatërrohet grupi kriminal i drejtuar nga ‘bossi’ shqiptar në Spanjë, 17 të arrestuar

2 vjet ago
in Bota, Kryesore
Trafik kokaine dhe pastrim parash në disa shtete, shkatërrohet grupi kriminal i drejtuar nga ‘bossi’ shqiptar në Spanjë, 17 të arrestuar

Autoritet spanjolle kanë çmontuar në provincën e Valencias një nga organizatat kriminale më aktive, e drejtuar nga shqiptarë, dhe merrej kryesisht me trafik ndërkombëtar të kokainës.

Më shumë se 820 kilogramë kokainë janë sekuestruar dhe 17 persona janë arrestuar, duke përfshirë ‘kokën’ e grupit, i njohur për kontaktet e tij në Amerikën Latine, Evropë dhe Dubai.

Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar edhe 226 500 euro cash, tre aparate për zbulimin e pajisjeve elektronike GPS, dhe 13 automjete.

Operacioni është zhvilluar prej dymbëdhjetë muajsh dhe janë kryer tre faza ekzekutimi. Hetimi nisi në fillim të vitit 2023 pasi u mësua për ekzistencën e një organizate kriminale që, e drejtuar nga shtetas shqiptarë me banim në Valencia, i dedikohej trafikut të kokainës në shkallë të gjerë si dhe pastrimit të parave.

Fillimisht u identifikua drejtuesi i organizatës, i cili drejtonte disa kompani me bazë në Spanjë.

Hetuesit identifikuan më pas edhe anëtarët e tjerë të rrjetit kriminal, gjë që i lejoi ata të specifikonin strukturën si dhe zbulimin e disa shtëpive luksoze dhe magazina industriale në pjesë të ndryshme të Valencias që organizata kishte në dispozicion.

Ata lokalizuan edhe një lavazh që përdorej nga rrjeti kriminal si qendër, pasi aty bëheshin mbledhjet kryesore për të shpërndarë funksionet dhe për t’u dhënë udhëzime anëtarëve të grupit.

Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa ndaj tyre është dhënë masa paraprake, ‘arrest me burg’.

Gjithashtu, hetuesit arrestuan edhe anëtarë të organizatës të ngarkuar me sigurimin e logjistikës dhe infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së paligjshme, duke menaxhuar kontratat e qirasë së pronave të ndryshme të kontrolluara.

TË LIDHURA

Trump paralajmëron Hamasin: Çarmatosuni ose do ta bëjmë ne, ndoshta edhe me dhunë
Bota

Trump paralajmëron Hamasin: Çarmatosuni ose do ta bëjmë ne, ndoshta edhe me dhunë

12:40 | 15/10/2025
Gaza, pika kufitare e Rafah nuk do të hapet sot
Bota

Gaza, pika kufitare e Rafah nuk do të hapet sot

12:09 | 15/10/2025
“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Next Post
‘Jemi i vetmi komb në Europë që festojmë dy ditë Pavarësie’, Berisha uron 16-vjetorin e lirisë së Kosovës

‘Jemi i vetmi komb në Europë që festojmë dy ditë Pavarësie’, Berisha uron 16-vjetorin e lirisë së Kosovës

Vrasja e Halil Kokës në Durrës, Gjykata jep vendimin për autorin

Vrasja e Halil Kokës në Durrës, Gjykata jep vendimin për autorin

U “bën gjëmën” komshinjve, e pëson keq 64-vjeçari

U “bën gjëmën” komshinjve, e pëson keq 64-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme
Aktualitet

Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

by mirseda
13:06 | 15/10/2025
0

Gjykata e Posaçme nisi sot shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Lefter Koka, për shuarjen e masës...

Konferenca e Kryetarëve, PS-PD bien dakord për ngritjen e dy komisioneve

Konferenca e Kryetarëve, PS-PD bien dakord për ngritjen e dy komisioneve

12:51 | 15/10/2025
Trump paralajmëron Hamasin: Çarmatosuni ose do ta bëjmë ne, ndoshta edhe me dhunë

Trump paralajmëron Hamasin: Çarmatosuni ose do ta bëjmë ne, ndoshta edhe me dhunë

12:40 | 15/10/2025
Gazment Bardhi: PD kërkon shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj

Gazment Bardhi: PD kërkon shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj

12:36 | 15/10/2025
Lejoi kalimin e paligjshëm në aeroport kundrejt 10 mijë lekëve, AMP arreston inspektorin

Lejoi kalimin e paligjshëm në aeroport kundrejt 10 mijë lekëve, AMP arreston inspektorin

12:12 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com