Flirtet e Meritonit dhe Ilnisës janë vënë re që në nisje të këtij Big Brother VIP, marrëdhënie që është diskutuar shumë edhe nga banorët e tjerë.
Një nga këto biseda u realizua mes Ilnisës dhe Vesës, ku kjo e fundit i ka drejtuar disa pyetje, në lidhje me Meritonin dhe se sa i vërtetë është ai në ndjenjat e tij.
Vesa: A mendon se po të shfrytëzon?
Ilnisa: Se besoj në botë! Gjithçka mund të mendoj po këtë kurrë…
Për t’ia kthyer pyetjen në të njëjtën monedhë, Ilnisa pyet Vesën, nëse mendon që po shfrytëzohet nga shoqëria.
Vesa: Ti e ke më personale, sepse ka ndodhur në Big Brother të tjerë, që e kanë bërë për lojë
Ilnisa: Nuk është ky rasti. Unë mendoj çdo gjë të mundshme, e vetmja gjë që nuk mendoj është kjo
Ilnisa dhe Meritoni shkëmbyen edhe puthjen e parë “zyrtare” në buzë, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.