Një foshnjë është sulmuar nga një qen endacak mesditën e së premtes, në Selanik.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pak para orës 16:00, në rrugën “Georgiou Seferi” në Stavroupoli, ku qeni ka sulmuar foshnjën dhe e ka plagosur lehtë në fytyrë.
Një ambulancë mbërriti në vendngjarje dhe e dërgoi foshnjën në spitalin Papageorgiou.
Sipas informacioneve, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.