Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

26-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, Kurti: Efektivët nuk i lanë shans krimit dhe terrorizmit në veri

7 muaj ago
in Kosovo
26-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, Kurti: Efektivët nuk i lanë shans krimit dhe terrorizmit në veri

Me rastin e 26-vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se kjo ditë nuk përfaqëson vetëm një përvjetor simbolik, por paraqet një dëshmi të rrugëtimit të përbashkët të shtetit dhe shoqërisë.

“Nuk është vetëm një datë që e shënojmë në kalendar, por një tregues i zhvillimit dhe bashkërendimit mes institucioneve dhe qytetarëve. Përballë shumë sfidave dhe përmes shumë sukseseve, Policia e Kosovës ka qëndruar e palëkundur, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës,” theksoi Kurti.

Ai e cilësoi Policinë si shtyllë të rendit dhe sigurisë në vend dhe premtoi se do të vazhdojë përkrahja e plotë institucionale. “Policia është baza e sigurisë sonë. Ne si institucione do të jemi gjithmonë pranë saj, duke ofruar mbështetje me të gjitha kapacitetet e nevojshme,” shtoi ai.

Kurti vlerësoi edhe angazhimin e Policisë gjatë vitit aktual, veçanërisht në veri të vendit. “Këtë vit, Policia e Kosovës ka dëshmuar sërish vendosmërinë dhe guximin e saj. Në veri, ajo ka vepruar pa kompromis ndaj krimit, terrorizmit dhe strukturave ilegale të ndihmuara nga Serbia,” tha ai.

Ai përmendi edhe operacionet konkrete: “Janë liruar ndërtesa publike të uzurpuara, janë mbyllur biznese të jashtëligjshme, si dhe janë konfiskuar armë dhe pajisje ushtarake. Të gjitha këto janë fitore për qytetarët tanë, të arritura falë përkushtimit të forcave policore, të cilat tregojnë se periudha e strukturave paralele ka përfunduar. Kosova është një dhe e pandarë për të gjithë qytetarët e saj.”

Kryeministri foli gjithashtu për angazhimin në ndjekjen e krimeve të luftës. “Policia jonë nuk ndalet as përballë së kaluarës. Arrestimet e personave të dyshuar për krime lufte dëshmojnë se drejtësia, edhe kur vonon, nuk mungon. Kjo është një detyrë ndaj kujtesës kombëtare dhe respekt ndaj viktimave të agresionit dhe gjenocidit të kryer nga Serbia,” tha Kurti.

Ai vuri në dukje kontributin e vajzave dhe grave në Policinë e Kosovës: “Gratë në uniformë janë të pranishme kudo në territorin e Republikës — nga pozitat drejtuese, njësitë speciale, te hetimet për krimet e rënda apo dhuna në familje. Ato kanë thyer barriera dhe kanë dëshmuar se përkushtimi nuk njeh gjini.”

Kurti përmendi gjithashtu përfshirjen e komuniteteve në Policinë e Kosovës: “Dhjetë për qind e trupës policore përbëhet nga pjesëtarë të komuniteteve jo-shumicë, dhe më shumë se gjysma e tyre janë serbë. Kjo pasqyron vizionin tonë për integrim dhe bashkëjetesë.”

Ai e krahasoi këtë realitet me situatën në Serbi: “Serbia, nga ana tjetër, vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke i përjashtuar nga strukturat e saj të sigurisë. Ky kontrast tregon qartë dallimin mes një Republike demokratike si Kosova dhe një shteti autoritar si Serbia.”

Ndërkohë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u shpreh se integriteti është një ndër vlerat themelore të Policisë së Kosovës, e cila vazhdimisht ka dëshmuar përkushtim ndaj drejtësisë dhe sigurisë së qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, foli për rrugën e gjatë dhe sfidat që ky institucion ka kaluar, duke theksuar përkushtimin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në të gjithë vendin.

TË LIDHURA

Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve
Kosovo

Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

19:50 | 08/04/2026
Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup
Kosovo

Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

17:20 | 06/04/2026
Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje
Kosovo

Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje

18:41 | 04/04/2026
Next Post
Osmani në 26-vjetorin e krijimit të Policisë së Kosovës: Uniforma e efektivëve akt atdhedashurie dhe simbol i dinjitetit shtetëror

Osmani në 26-vjetorin e krijimit të Policisë së Kosovës: Uniforma e efektivëve akt atdhedashurie dhe simbol i dinjitetit shtetëror

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë të Kosovës, një i vdekur

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë të Kosovës, një i vdekur

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë"







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Sherr në Korçë/ Policia zbardh detajet: I mituri i plagosur me thikë
Aktualitet

Sherr në Korçë/ Policia zbardh detajet: I mituri i plagosur me thikë

by mirseda
12:22 | 14/04/2026
0

Policia e Korçës ka ndarë sot në mesditë (14 prill) detajet nga përleshja e dhunshme mes dy...

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

11:10 | 14/04/2026
Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

11:05 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com