Një turiste 20-vjeçare raportohet se është përdhunuar në grup brenda një dhome hoteli në ishullin spanjoll të Majorkas, pasi u josh nga një grup të rinjsh.
20-vjeçarja kishte shkuar në Palma Beach me një moshatar të sajin nga Gjermania, që e kishte takuar në ishull teksa ishte në pushime me miqtë.
“Ultima Hora” raporton se pasi konsumuan një pije, vajza ka pranuar të shkojë në hotel me 20-vjeçarin, por kur mbërritën në dhomë, ajo ka hasur në pesë të rinj gjermanë të tjerë që po pinin alkool.
Viktima e supozuar pretendoi se ajo u përpoq të ikte, por më pas grupi i djemve e pengoi atë të largohej dhe disa prej djemve e përdhunuan, ndërsa të tjerët e shikonin.
20-vjeçarja e ka denoncuar ngjarjen te recepsionistja e hotelit, e cila ka lajmëruar autoritetet. Oficerët e Policisë Kombëtare mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan gjashtë gjermanët për një sulm të dyshuar seksual, ndërsa vajza u dërgua në spitalin Son Llatzer.
Agjentët e Njësisë së Kujdesit për Familjen dhe Gratë në Policinë Kombëtare spanjolle kanë nisur hetimet për rastin.