Gazetari Mustafa Nano, për të qenë transparent me publikun, ka lexuar mesazhin që ia kishte përcjellë një zyrtar i PD-së, ku tregonte arsyen pse nuk kishte shkuar në emision. Në monologun e mbrëmjes në emisionin “Provokacja”, gazetari Mustafa Nano iu referua bojkotit që një zyrtar i Partisë Demokratike i bëri emisionit të tij. Nano tregoi mesazhin që drejtoresha e zyrës së shtypit në PD, Elona Meço, i kishte dërguar bashkëpunëtores së gazetarit, ku e njoftonte për bojkotin e emisionit. Mos pjesëmarrja lidhej me faktin, që sipas tyre, gazetari në shumicën e rasteve, nuk thotë të vërtetën për Partinë Demokratike.
“Bashkëpunëtores sime pas kërkesës për të pasur në emision Gazmend Bardhin, i erdhi kjo përgjigje nga Elona e departamentit të PD për mediat. “Na duket krejt e pavend që të bëjmë sikur nuk e dimë, që drejtuesi i emisionit “Provokacija”, në shumicën e rasteve në qëndrimet që mban, nuk thotë të vërtetën për PD dhe nuk shohim arsye pse të kontribuojmë në emisionin e tij’”, tha Nano.
Gazetari nuk e la me kaq, por ftoi të gjithë politikanët, pasi nuk kanë asgjë në dorë me bojkotimin e emisionit. “Unë jam kritik i PD, kjo është e vërteta sipas meje. Ky është thjesht një qëndrim i imi, dhe duhet të mbaj qëndrim, se ndryshe i bie që të gjithë të rendim pas të vërtetave që i di të gjitha ajo ‘biba’ që ka marrë detyrën të mbulojë zyrën e shtypit të PD, pika që si bie me të vërtetat e saj”, përfundoi Nano.