Shqipëria

Zyrtari i lartë i OSBE-së, këshillon opozitën serbe që të mos bëjë gabimin e opozitës shqiptare


               Publikuar në : 10:59 - 10/10/19 Enno

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger këshillon opozitën serbe që mos t’i bojkotojë zgjedhjet, Sipas tij, “partitë e opozitës në shumë vende janë penduar për vendimin për të bojkotuar zgjedhjet”.

Greminger përçoi mesazhin se një gjë të tillë nuk duhet ta bëjë dhe opozita serbe, edhe ajo e frustuar përballë pushtetit të Vuçiçit.

Edhe pse e ka thënë shumës, nuk është e vështirë të kuptohet se fraza shkon për atë që ka bërë opozita në Shqipëri, e cila plus dhe dorëzimit të mandateve, ka dalë jashtë sistemit, e tani nuk po dinë se si të rihyjë aty pa kosto të tjera politike, shkruan “Gazeta Tema”.

Greminger theksoi se ka shumë më tepër mundësi për të përmirësuar kushtet për zgjedhje, por ka edhe më shumë rekomandime që mund të zbatohen në një afat të shkurtër. Ndërsa shton që opozita duhet të kthehet në institucione në një pikë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT