Menjëherë pas largimit të Komisionit të Rithemelimit të PD-së dhe të të rinjve të FRPD-së, Lulzim Basha është futur në seli përmes derës së pasme të ndërtesës.
Pas tij ka mbërritur në selinë blu edhe zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith.
I shoqëruar nga përkthyesja e tij, zv.ambasadori ka hyrë nga dera anësore për në ambientet e brendshme të selisë së PD-së.
Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD-së kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura.