E premte, 24 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Zyrtari i BE-së jep porositë e radhës: Djegia e mandateve minon integrimin!

Në një prononcim për mediat, zyrtari i BE-së Christian Danielsson, e ka cilësuar si një fatkeqësi faktin se Shqipëria pak muaj para vendimit për çeljen e negociatave me BE-në ndodhet në një mungesë stabiliteti, dhe për këtë bëri përgjegjëse të dyja palët, qeverinë dhe opozitën.

“Është fatkeqësi që Shqipëria gjendet në pasiguri, dhe në mungesë stabiliteti. Pasiguria të tejkalohet në mënyrë urgjente. Të gjitha forcat politike të kryejnë veprime të përgjegjshme, për të dhënë rezultate në reforma.

Udhëheqja e përgjegjshme do ketë në dorë fatin e këtij vendi, dhe në tryezën e negociatave në BE. Edhe në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë”, u shpreh Christian Danielsson.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, u ndal edhe te vendimi i opozitës për djegien e mandateve. Për të, vendimi në fjalë minon rrugëtimin drejt integrimit në BE.

“Sa i përket opozitës, theksova se vendimi për djegien e mandateve në bllok minon seriozisht rrugëtimin e vendit në integrim, Parlamenti është shtylla e shtetit.

Nga ana tjetër edhe e drejta për të protestuar është element i rëndësishëm, por të jenë të paqme. Ata që janë përgjegjës të përmbahen e të mos të nxisin dhunë.

Nxitja e dhunës është shqetësim i madh për ne. Parlamenti është i domosdoshëm dhe duhet të luajë rolin e vet plotësisht, kjo është përgjegjësia e shumicës, por edhe opozitës”, u shpreh zyrtari i lartë i BE.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...