E enjte, 3 Dhjetor, 2020
14 C
Tirana

Zyrtarët amerikanë mashtruan për 18 vjet në lidhje me luftën në Afganistan

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

“Washington Post” ka publikuar së fundmi një artikull bombë në lidhje me luftën në Afganistan, e cila zgjat prej një kohe shumë të gjatë dhe ka kushtuar shumë në jetë njerëzish dhe para.

Sipas të dhënave të publikuara nga e përditshmja amerikane, zyrtarët amerikanë kanë gënjyer në mënyrë të vazhdueshme publikun në lidhje me luftën që zgjat prej 18 vitesh në Afganistan dhe kanë fshehur faktin se ajo ishte e pamundur të fitohej.

Në artikullin e gjatë të publikuar këtë të hënë, “Post” informon se zyrtarët më të lartë ishin në dijeni që shanset ushtarake ishin shumë të vogla, por ata zgjodhën të fshihnin realitetin dhe të jepnin lajme të zbukuruara në lidhje me të.

Dokumentet e zbuluara përfshijnë dhe intervista që zyrtarë të qeverisë kanë zhvilluar me ushtarakë të lartë, të cilat gazeta i mori falë ligjit të Lirisë së Informimit. Ato janë zhvilluar nga vitet 2014-2018 dhe përfshijnë komentet e rreth 400 personave.

Mes dokumenteve, Post ka arritur të shtjerë në dorë dhe memo nga ish-sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld në vitet 2001-2006, gjatë fazës së parë të luftës.

Të gjitha këto të dhëna krijojnë tablonë e një ushtrie konfuze që nuk e dinte se kush ishin “djemtë e këqij”, ku fshiheshin ata apo si t’i luftonin.

Mes intervistave është dhe një transkript i vitit 2015 që i përket ish-këshilltarit të SHBA për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn, i cili mes të tjerave ngre pyetjen “Nëse jemi duke bërë një punë të mirë, pse duket sikur po humbim?”

Personeli ushtarak gjithashtu përshkruan se si zyrtarë të lartë manipuluan të dhënat për t’u dukur sikur SHBA po e fitonte luftën, kur në fakt qindra ushtarë po vriteshin.

Një nga dështimet e pretenduara për të cilën trupat ankoheshin më së shumti përfshinte dhe faktin se ata nuk e dinin pse ishin në Afganistan, për të luftuar terrorizmin apo për ta bërë këtë vend demokratik, shkruan “a2”.

Inspektori i Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit, John Sopko i tha gazetës pas publikimit të këtyre fakteve se populli amerikan është gënjyer në mënyrë konstante.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Hanë dreka e darka me paratë e shqiptarëve’/ Gjuzi: PS e le Kuvendin bosh

Edhe gjatë seancës së sotme nuk kanë munguar përplasjet mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit. Gjuzi u shpreh se kishte...

Rama mbledhje urgjente në Ministerialin e OSBE: Bëj thirrje për bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës në OSBE, ka marrë fjalën në nisje të Ministerialit të kësaj organizate. Rama u shpreh...

Vaksinat janë gati, por si do të shpërndahen tek miliarda njerëz?

Nga: Liz Breen & Sarah Shifling “The Conversation” Vaksina Pfizer/BioNTech, sapo është aprovuar për përdorim të gjerë në Britaninë e Madhe dhe qeveria ka urdhëruar...

E FUNDIT/ Kapshtica do qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor. Në vijim të masave të marra nga qeveria...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...