Pas shumë zërave kontradiktorë dhe kundërshtisë së shprehur nga i vëllai, Kiri Hajdari, i cili i doli në krahë kreut demokrat Basha në protestë, Rudina Hajdari ka konfirmuar zyrtarisht se nuk ka ndërmend që të djegë mandatin.
“Unë mendoj që Parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike.
Intervistë me deputeten Rudina Hajdari
Në një intervistë ekskluzive për VOA, deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, tha se do të vazhdojë të marrë pjesë në punimet e parlamentit, duke kundërshtuar vendimin e partisë së saj për të djegur mandatet parlamentare. Ndiqeni të plotë sonte në VOA, ora 18:00.
Publiée par VOA – Zëri i Amerikës sur Lundi 11 mars 2019
Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri shumë e lartë, mendoj që qëndrimi në Parlament do të ishte vendimi më i duhur”, deklaroi Rudina Hajdari.
Ndonëse qytetarët e kanë thumbuar për ditë me radhë përmes komenteve në postimet e saj, deputetja demokrate më në fund theu heshtjen për mbajtjen e mandatit, duke dalë kundër vendimit politik të Partisë Demokratike.