Tashmë është zyrtare! Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku është transferuar te klubi spanjoll i Levantes në Spanjë.
Sadiku u largua nga Legia, për t’iu bashkuar Levantes, ndërsa ka qenë vetë klubi spanjoll që e ka bërë të ditur lajmin e bujshëm, duke i uruar shqiptarit mirëseardhjen në shqip.
“Armando Sadiku është lojtari i ri i Levantes. Lojtari shqiptar vjen nga Legia e Varshavës”, shkruan klubi spanjoll në një postim në Twitter.
Armando Sadiku ?? se convierte en nuevo jugador del #LevanteUD. El jugador albanés procede del @LegiaWarszawa!!
Armando Sadiku is a new player of #LevanteUD. The Albanian player comes from Legia Warsaw!!https://t.co/s8y9e66Wfc pic.twitter.com/djH7sOoU6S
— Levante UD (@LevanteUD) January 31, 2018