E martë, 7 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Zyrtare/ Silva Bino: Koronavirusi në Shqipëri ka hyrë që në muajin shkurt

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të ndjeshme në numrin e rasteve të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas mediave vendase,...

Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së në Kamëz

Ish-kryebashkiaku i Kamzës njëherazi kreu i PD-së për këtë zonë elektorale Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa mësohet se ai do të...

Silva Bino, shefe e epidemiologjisë së ISHP-së në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën e koronavirusit në vend. Bino tha për gazetarin Endri Xhafo se ministria bën shpërndarjen e informacionit për situatën. Gjithashtu Bino theksoi se identifikimi i rasteve bëhet më anë të zgjerimit në brezin e parë, të dytë dhe të tretë, gjithashtu edhe në llojin e sëmundjes që pacientët paraqesin.

Ndër të tjera Bino u shpreh mosha mesatare e të prekurve, mosha mesatare e numrit të vdekjeve është e publikuar në komunikatën për shtyp. Në këtë situatë të vështirë që ndodhet vendi Bino tha se nëse thyhen rregullat që duhen zbatuar për parandalimin e COVID-19, duhet ndërhyrë menjëherë, pasi një pakujdesi e vogël të rrezikon.

Xhafo: Nuk dimë në vlerë përqindjen personave te prekur?

Bino: Ky është proces që ka një muaj, ne i riverifikojmë të gjitha të dhënat. Është një proces që kryhet brenda 24 orëve. Nën moshën 50-vjeç vdekshmëria shkon në 2%, në grupet e tjera është shumë më e lartë.

Xhafo: Mosha mesatare e viktimave?

Bino: Mosha mesatare e vdekshmërisë është 65-vjeç, por përqindja më madhe e tyre është mbi 70-vjeç.

Xhafo: A e kemi kaluar pikun dhe nëse po, kur e patëm dhe a patëm ndonjëherë?

Bino: Sigurisht që patëm, kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda. Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm. Nuk kishim gjasa që ta masnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet, dhe në fund të janarit kemi pasur testet.

Xhafo: OBSH e ka përcaktuar në datën 27 se çfarë është COVID-19, çfarë nxirrnin analizat tuaja?

Bino: Ne identifikonim rastet, nuk nxirrnim analizat. E rëndësishme dhe ajo çfarë është kryer pas pandemisë, me rëndësi është mbikëqyrja e sëmundjes së rëndë respiratore- akute. Mund të themi që nga janari nuk kemi pasur raste me sëmundje të rëndë respiratore – akute.

Pavarësisht se shenjat e para ngjajnë, koronavirusi, ka tashmë, disa shenja të tjera që janë karakteristike për të, që kanë të bëjnë me shijen dhe nuhatjen. Do të bëhen studime më të thelluara, për të pasur më shumë detaje.

Xhafo: A po përgatiteni të zhvilloni testin e imunoglobulinës?

Bino: Për të parë nëse kemi të bëjmë me sëmundje infektive, ne identifikojmë virusin, izolohet në kultura qelizore. Nuk kemi laborator të biosigurisë 3 dhe 4 që të bëjmë izolimin e virusit. Por, kemi laborator për infeksionet respiratore, për izolimin e gripit.  Zbulimi i virusit ndodh ditët e para të sëmundjes.

Organizmi lufton me fakocitet dhe qelizat e zgjuara, kemi imunitet qelizor dhe imunit që prodhon kundër trupa, pas ditës së pestë të sëmundjes.

Sot nuk kemi teste specifike për Covid-19, kemi teste emergjente, por në një prononcim të Akademisë Amerikane të Shkencave, thuhet që këto teste duhet ti vlerësojmë, dhe këtë po bëjmë edhe ne, për të parë se si këto teste shkojnë më diagnozën molekulare.

Lexo edhe :   Manastirliu: Kjo është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit
Lexo edhe :   Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Kalimi i infeksionit nuk e bën personin imun. Akoma nuk kemi teste të përcaktuara. Në shumë sëmundje virale për të vënë diagnozën ndërtohet kombinimi i testeve diagnostike. Nuk është pasaportë imuniteti, duhet në fillim të vlerësohen dhe më pas do të shikohet personeli ka kaluar infeksion apo jo.

Xhafo: Shkodra sot ka 71 raste, çfarë ndodhi? Përse doli situata jashtë kontrollit?

Bino: Shkodra ka bërë shumë tepër teste se rrethe e tjera. Masat e distancimit social nuk janë zbatuar. 60% e rasteve të cilat janë testuar në Shkodër janë asimptomatik. Kjo është bërë në bazë të gjurmimit dhe testimit. Në fillim testohen persona të cilat kanë shenja, pasi kjo nuk është një sëmundje që e bëra testin dhe nuk kam gjë. Duhet kuptuar që duhet të jesh në kontroll dhe duhen marrë disa masa të distancimit social. Kjo nuk është pandemia më e keqe që ne presim.

Më tej Bino tha se përparësi marrin persona që mund të jenë me sëmundje të rënda, dhe persona që kanë mundësi apo kontakte me persona të prekur nga COVID.

Xhafo: A arrini të bëni hetimin e duhur për të kapur të gjitha rastet?

Bino: Zgjerohemi në brezin e parë të dytë dhe të tretë, gjithashtu edhe në llojin e sëmundjes që ata paraqesin.

Xhafo: Metodogjia që përdorni për të përcaktuar nëse një person që ndërron jetë është viktimë e COVID-19?

Bino: Me vdekshmërinë merret një grup ekspertësh i përcaktuar, të cilët përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes.

Xhafo: A prisni të zhduket epidemia apo mund të rikthehet në vjeshtë?

Bino: Virusi ka mendjen tij, në mundohemi të kuptojmë sa më shumë në lidhje me virusin dhe sjelljen e tij tek njerëzit. Kemi projeksione matematike dhe shkojmë sipas modelit që është përgatitur. Kur sëmundja ka vdekshmëri të lartë ka gjasa të zhduket më herët, por kur nuk ka një vdekshmëri të lartë nuk ka gjasa që të zhduket shpejt.

Kjo është një sëmundje që ka thyer të gjitha barrierat. Kemi bërë gjurmimin e thelluar epidemiologjik, kemi eksploruar përtej masave. Virusi mund të qarkullojë në mënyrë më të ulët gjatë verës, por gjithnjë duhen respektuar masat e distancimit social.

Xhafo: Si do ti bëjmë ballë virusit nëse imunitetin e tufës e kemi shumë të ulët?

Bino: Do të shohim se si do të sillet virusi gjatë kësaj kohe. Do të përpiqemi të ruajmë sjelljen. Asimptomatikët krijojnë imunitet në popullatë, besoj do të dalin teste për të parë edhe imunitetin e popullatës, por duhet të tregohemi të kujdesshëm./abcnews.al

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Teuta rimerr vendin e tretë

Sherif Kallaku e ka ngjitur edhe njëherë tjetër Teutën në vendin e tretë në klasifikim, pasi ka shënuar golin e fitores ndaj Skënderbeut. Mesfushori 22-vjeçar...

Werder Bremen dhe Rashica “mbijetojnë” në Bundesliga-n gjermane

Werder Bremen dhe Rashica “mbijetojnë” në Bundesliga-n gjermane! Bremen do të jetë edhe sezonin e ardhshëm mes më të mirëve të futbollit gjerman. Skuadra me të...

Sherr masiv në kampin e emigrantëve në Greqi

Një sherr masiv ka ndodhur në kampin e emigrantëve Moria, në ishullin grek të Lesbos. Raportohet se një i ri afrikan ka ndërruar jetë, ndërsa...

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Eksplorimi i planetit Mars

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina kanë në plan të lëshojnë veçmas anije hapësinore robotike drejt planetit Mars. Planeti i...