Sërish nuk ka një vendim për Saimir Tahirin. Gjykata e Apelit ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, dhe kthimin e dosjes për tu gjykuar nga e para me një trupë të re gjykuese.
Tahiri e ka pritur me qetësi vendimin për rigjykimin e çështjes së tij, ndërsa në sallë kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”, ndërsa që në fillim ai pretendonte pafajësi, duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.