E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Zyrtare/ Mbyllet aventura e Zidanit te Reali

Tashmë është zyrtare, Zinedin Zidan nuk është më trajneri i Realit të Madridit. Klubi madrilen, nëpërmjet faqes zyrtare njofton largimin e francezit. Në njoftimin në fjalë thuhet se është koha për të respektuar vendimin e tij, dhe për të treguar vlerësimin për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite.

“Real Madrid njofton se Zinedine ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij, dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite, si dhe për atë që ai përfaqëson si figurë për klubin e Real Madrid.

Zidane është një nga mitet më të mëdha të Real Madrid dhe legjendat e tij shkojnë përtej asaj që ai ka qenë trajner dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se ky klub është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shkruhet në komunikatën e klubit spanjoll.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...