Zyrtare/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet elektorale të shkurtit.

Sipas asaj që deklaruan në konferencën e përbashkët për shtyp, Osmani do të kandidojë në listat e Vetëvendosjes.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me Vjosa Osmanin do të garojnë bashkë në një listë.

“Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion…”, tha ai.

Në fillim të konferencës, Osmani i është drejtuar Kurtit si kryeministër. “Fillimisht na falni për ndërrimin e lokacionit… urdhno kryeministër”.

“Ne e kemi presidenten, ajo e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet”, ka vijuar më tej Kurti me lavde kundrejt saj.