E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Zvicra nxjerr Francën jashtë Europianit, Mbape gabon në penalltinë e fundit

Përfundon ndeshja midis Francës dhe Zvicrës, ndeshje e për fazën e 1/8-ave  në Euro 2020. Helvetët kanë bërë surprizën e madhe, eleminuan kampionët e botës. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 3-3, ndërkohë që “ruleta ruse” e penalltive iu buzëqeshi helvetëve. Kilian Mbape ishte ai që gaboi nga pika e bardhë, duke nxjerrë “gjelat”, jashtë Europianit.

Çfarë ndodhi në 120 minuta

Seferoviç kaloi në avantazhin Zvicrën, në minutën e 14-të me një goditje të bukur me kokë, pas një harkimi perfekt nga Zuber në krahun e majtë.

 

Zvicra e pati shansin më të mirë të shkonte 2-0 ndaj Francës në pjesën e dytë, me penalltinë e fituar nga Zuber (me VAR).Por Rodriguez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, i neutralizuar nga Lloris.

 

Benzema gjeti rrjetën e barazimit për “gjelat” në minutën e 57-të.

 

2 minuta më pas, Benzema shënoi edhe golin e dytë personal duke përmbysur gjithçka.

 

Në minutën e 75, Pol Pogba realizoi një gol spektakolar, ku nga jashtë zone, te topi i kthyer, mati mirë këmbën dhe me një superharkim e dërgoi topin aty ku portieri Somer nuk mund të mbërrinte edhe pse fluturoi.

Por, në minutën e 81-të, Seferoviç realozi dopietën e tij personale, pas një goditje të bukur me kokë brenda zonës.

 

Kur u duk se ndeshja do të përfundonte në kohë e rregullu, shënoi Gavranoviç duke barazuar shifrat në 3-3.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...