E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Zv.ministrja Rakacolli tregon kur vjen vaksina e Pfizer në Shqipëri

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka treguar në emisionin “Java” në RTSH se kur pritet të vijë në Shqipëri vaksina e Pfizer.

Ajo tha se janë bërë disa tratativa me shtete të ndryshme që të blejnë vaksinën edhe për vendin tonë.

Rakacolli shprehu sigurinë se vaksinat do të vijnë brenda 3 mujorit të parë të vitit 2021.

“Shqipëria ka bërë pagesën dhe ka arritur të futet në dritaren e parë dhe menjëherë sapo kjo vaksina e Pfizer të vihet në dispozicion të COVAX do ta marrim edhe ne, sepse të gjitha vendet që janë në këtë aleancë e marrin në të njëjtën kohë. Rruga e dytë ka qenë tratativa me BE-në për sigurimin e vaksinës. Kemi bërë disa tratativa me vende të ndryshme të BE që të marrin vaksina edhe për ne.

Në janar pritet të certifikohet Moderna, që COVAX e ka pjesë të portofolit, ashtu siç është edhe AstraZeneca. Janë gjithë këto mundësi që Shqiëpria ta marrë shumë shpejt vaksinën. Brenda 3 mujorit të parë të vitit tjetër Shqipëria do ta ketë vaksinën”, tha Rakacolli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...