Politikë

ZV.ministri i Jashtëm: BE nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut


               Publikuar në : 15:33 - 16/10/19 Enno

Zv.ministri i Jashtëm, Sokol Dedja, ka komentuar takimin e djeshëm të ministrave të BE-së. Sipas tij, në këtë mbledhje nuk është rënë dakord që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen veçantë, ç’ka ka çuar edhe në shtyrjen e vendimit në mbledhjen e liderëve.

Nuk arritën në një përfundim, e rëndësishmja është që ndarja ku kundërshtua nga një numër të madh dhe kjo është arsye se përse nuk u arrit në një vendimmarrje. Dy vendet nuk janë domosdoshmërisht të lidhur, por Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Në këtë kuptim, nuk ka kuptim ndarja, por jo se ka një lidhje të pashmangshme mes tyre, por performanca vlerësohet në të ndara. Është një vendim që merret në nivelin e ministrave të jashtëm, por nuk u arrit në një marrëveshje se ka probleme politike, që nuk lidhen me dy vendet”, u shpreh Dedja.

Ai tha se është e vështirë që të ketë një parashikim paraprak të asaj se çfarë do të vendoset në mbledhjen e ardhshme që pritet të mbahet në datat 17-18 tetor, teksa ka sqaruar edhe kushtet.

Franca ka vënë në pah nevojën për të ndryshuar metodologjinë e zgjerimit të BE-së në tërësi. Çeljen ose jo të negociatave duhet ta merrnin ministrat dhe të vendosej formalisht më pas nga Samiti. Në këtë format nuk u morr një vendim, që do të thotë se ka vështirësi të madhe politike të një natyre të përgjithshme. Ishte një diskutim i brendshëm, me dyer të mbyllura dhe e vështirë të flitet për numra të vendeve që janë skeptike, por ka një shumicë që duan çeljen e negociatave, por vendimi nuk u mor se duhet unanimitet. Dy kushte, Gjykata e Larte dhe Kushtetuese dhe Reforma Zgjedhore janë  që të hidhet hapi për mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare, kushtet e tjera për një hap përtej kësaj. Gjermania e specifikoi që tani kushtet. Kushtet synojë që deri në integrimin, Shqipëria të ketë arritur standardin e Bashkimit Evropian dhe përputhjen e plotë të legjislacionit tonë me atë të BE-së. Kjo është natyra e BE-së”, tha Dedja.

Ai sqaroi se kriza politike nuk ndikon në vendimin për çeljen e  negociatave të BE-së, teksa iu përgjigj akuzave të opozitës sa i përket luftës kundër krimit të organizuar.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT