E mërkurë, 16 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Zotohet Basha: Si kryeministër, do garantoj pavarësisë e plotë të drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një zotim duke thënë se kur të vijë në pushtet, akti i parë i tij dhe i fundit do të jetë garantimi i drejtësisë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha krahas videos së koferencës së tij ditën e sotme, shkruan se nëse do të jetë në krye të qeverisë do të vendosë funksionimin e reformës në drejtësi dhe institucioneve.

“Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve.”- shprehet Basha në rrjetin social, Twitter

Basha reagoi pas raportit të DASH, sipas të cilit Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim në luftën kundër pastrimit të parave të pista.

Ai deklaroi se shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave është vetëm qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Takimi me Kurtin/ Vuçiç: Mbase e fyeva, por nuk pendohem

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur për takimin e djeshëm që pati në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në një konferencë për...

Twitter-i bllokoi Presidentin e Nigerisë, ai bllokon Twitter-in në Nigeri

Në mëngjesin e 5 qershorit, 23-vjeçarja Farida Garba (pseudonim)  hapi aplikacionin e saj Twitter për të zbuluar se, si dhe 39 milion përdorues të...

‘Windows 11′ mund të jetë azhornim dhe për ata që përdorin Windows 7’ dhe ‘8.1’

Windows 11, programuar të lançohet në 24 qershor,  mund të vihet në dispozicion si një azhornim falas jo vetëm për përdoruesit e Windows 10,...

Tavolina ari, dhoma gjumi dhe palestër, Putin me avion luksoz në Gjenevë (Foto)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mbërriti në Gjenevë të Zvicrës, ku po zhvillon një takim me homologun e tij amerikan, Joe Biden. Përveç rëndësisë së...

Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë, reagon Rusia

Ministria e Jashtme e Rusisë, ka reaguar pas zgjedhjes së pesë shteteve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mes...