Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Lulzim Basha për të përfunduar Reformën Zgjedhore.
Përmes një postimi në Twitter, Kim thekson se pret që edhe liderët e tjerë të tregojnë të njëjtën gatishmëri udhëheqjeje.
“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne mezi presim liderë të tjerë që tregojnë udhëheqje të ngjashme”, shkruan ajo.
We welcome the decision of DP Chair @lulzimbasha_al to conclude electoral reform. We look forward to other leaders showing similar leadership.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 22, 2020