Personazhet e botës së show-bizzit shqiptarë, shpesh nuk rrëfehen për jetën e tyre personale. Elvana Gjata dhe Suada Sherifi u zbuluan “padashje”, pasi partnerët e tyre u përshinë në masakrën në ish-Bllok. Elvana Gjata u arratis në Gjermani, kjo për arsye shëndetësore, e ndërsa Suada ka zgjedhur të heshtë, e ndërsa lakimi i emrit të burrit të saj ka vetëm pak orë.
Mësohet se tre javë më parë, Elvana Gjata ka thyer heshtjen përmes një letre, e cila përmban kode postare të Gjermanisë drejtuar Prokurorisë së Tiranës, por detajet janë bërë publike një ditë më parë. Drejtuar organit të akuzës, këngëtarja i njofton se ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye shëndetësore, ndërsa shton se është njoftuar nga mediat lidhur me faktin se Prokuroria kërkon dëshminë e saj për rrethanat e asaj që ndodhi brenda lokalit “Monopol”.
“Jam njohur nga media se kërkohet dëshmia ime. Ndodhem jashtë vendit për arsye shëndetësore. Jam njohur nga media, se kërkoni dëshminë time. Sapo të jem në Shqipëri, do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia. Nuk kam qenë në lokal në momentin e vrasjes”.
Jeta e tyre personale ishte plot mister. Por fotot e videot të ngjallnin kureshtje se çfarë bëhej me to. Udhëtimet me avionë privatë ishin vetëm një anë e medaljes, e ndërsa shumë shpejt ato ngritën edhe bizneset e tyre.
Por a e dini se çfarë thonin më parë vajzat e ekranit, për të dashurit biznesmenë?
Elvana Gjata: “Zoti me solli një fat të mirë”
Në një intervistë ekskluzive në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata shoi kureshtjen e fansave të saj, duke pranuar publikisht se ishte në një lidhje dashurie. Ndonëse të gjithë ishin në pritje që ajo të tregonte emrin, kjo gjë nuk ndodhi. I dashuri i saj është biznesmeni Ervin Mata, i cili u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit. Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e ngacmoi paksa duke i thënë: “Po mirë mi goc, vajte 62-vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”.
“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë”, shtoi këngëtarja.
“Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana, ndërsa Ermali e uroi: “Hajde në dasmë o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?”
“Ah sa e bukur ishte kjo”, e përmbylli bisedën Elvana, për të mos zbuluar më shumë.
Një tjetër personazh që bëri po kaq bujë është edhe Suada Sherifi, ish-Miss Shqipëria. Ajo është bashkëshortja e Eldi Dizdarit, i cili është shpallur së fundmi në kërkim nga policia, për ngjarjen e ndodhur në datën 4 tetor në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Biznesmeni Dizdari cilësohet nga hetuesit si person kyç, ndërsa nga hetimet e policisë dyshohet se ai kishte konflikt me Ervin Matën, të dashurin e këngëtares së njohur Elvana Gjata, për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi kokaine. Dyshohet se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë, dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur në lokalin ku ndodhi ngjarja.
E dini se çfarë ka rrëfyer dy vite më parë bukuroshja për bashkëshortin?
“Kam gjetur djalin ideal, së shpejti martohem”
Në një intervistë ekskluzivisht për ‘revistawho.com’, ajo tha se kishte gjetur dashurinë.
Kemi ndjekur aktivitetin tënd në rrjetet sociale dhe kemi parë ndryshime… Kush është fatlumi në foto me ty?
“Fatlumi, Lumi shkurt, është një djalë tek i cili unë kam gjetur gjysmën time më të mirë, në të gjitha aspektet. Ne jemi fiks një moshë, por ai më bën të ndihem shumë më e vogël. Qetësia, maturia, intelekti dhe formimi i tij në përgjithësi më bëjnë të ndihem e sigurtë. Unë jam shumë euforike, ekspresive dhe spontane, ai është ekuilibri im, nuk më lë kurrë të rrëzohem”.
Si jeni njohur? Prej sa kohësh jeni bashkë?
“Të gjitha historitë e njohjes janë shumë të bukura, por e jona është e preferuara ime. Është shumë histori e gjatë, ndaj po e lë për një herë tjetër. Ne kemi një vit bashkë, por morëm vendime serioze që në hapat e parë. Të dy kishim dëshirën e mirë për të ndërtuar një histori mbi baza të forta, ndaj dhe futëm familjet në mes, gjë për të cilën jam shumë e lumtur”.
TIRANA TODAY