E martë, 19 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Zotëron 70 miliardë dollarë pasuri, kush është mbreti më i pasur sot në botë

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, është monarku më i pasur në botë, me një vlerë neto prej të paktën 43 miliardë dollarë. Urdhri i parë që firmosi pas kurorëzimit të tij, ishte transferimi i pronave të Kurorës në pronësinë e tij personale.

Pasuritë e kontrolluara prej tij, besohet të vlejnë të paktën 70 miliardë dollarë. Maha zotëron të paktën 16.000 hektarë tokë në Tajlandë. Mbreti ka në dispozicion një flotë të madhe makinash luksoze. Ai zotëron avionë komercialë, helikopterë dhe avionë luftarakë.

Vetëm mirëmbajtja e tyre kushton 64 milion dollarë në vit. Ai zotëron diamantin më të madh në botë, plot 546.67 karat, që vlen 12 milionë dollarë. Edhe pse Tajlanda është një nga vendet më të varfra në Azi, mbreti përdor 1 miliardë dollarë nga buxheti i shtetit për shpenzimet e familjes së tij.

Kjo shkaktoi disa muaj më parë protesta popullore në vend, të cilat u shtypën për forcë. Çdo kritikë e perceptuar ndaj Mbretit, dënohet me deri në 15 vjet burg.

                              TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...