E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
7 C
Tirana

Zoran Zaev kërkon mbajtjen e zgjedhjeve

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Komisioni i Sigurisë i jep goditjen e fortë Metës

Pas debateve të shumta, me shumicë të votave sot në Komisionin e Sigurisë është rrëzuar dekreti i kreut të shtetit, Ilir Meta, për kthim...

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 14 qershor.

Duke prezantuar qëndrimin e koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja në pushtet, Zaev tha se duhet shfrytëzuar stabilizimi i gjendjes me koronavirusin dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur, të mbahen zgjedhjet për të mos lejuar, siç tha, shkeljen e Kushtetutës.

Ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha se nëse zgjedhjet lihen për në vjeshtë ato rrezikojnë të mos mbahen për shkak të paralajmërimeve për paraqitje të valës së re të sëmundjes Covid-19, dhe për shkak të kësaj vendi do të mbetej pa institucione të qëndrueshme, por edhe që nuk do të kenë as bazë kushtetuese, pasi në dhjetor mbushen katër vjet që nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit.

“Është mirë të mbahen në kushte të tilla sepse nuk rrezikohet shëndeti i qytetarëve, posaçërisht pasi në vjeshtë pritet valë e re. Kjo do t’i jepte mundësi shtetit që më mirë të përgatitet për valën e re, me Kuvend dhe institucione funksionale”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

VMRO DPMNE-ja opozitare konsideron se “shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha andaj edhe për momentin nuk duhet të diskutohet për zgjedhje”.

Por, megjithatë kjo parti si afat për mbajtjen e zgjedhjeve ka propozuar mesin e korrikut, me kusht nëse normalizohet gjendja me koronavirusin.

Partitë shqiptare gjithashtu kanë qëndrime të ndryshme. BDI-ja kërkon mbajtjen e tyre sa më parë që të jetë e mundshme ndërsa Aleanca për Shqiptarët, në opozitë, kërkon që zgjedhjet të mbahen pasi të hapen kufijtë në mënyrë që e drejta e votës t’i sigurohet edhe diasporës.

Për zgjedhjet do të diskutohet edhe në takimin e liderëve të partive politike, të martën në një takim që pritet të mbahet nën drejtimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Megjithatë, të gjithë liderët politike kanë thënë se do të respektojnë çdo mendim që do të japin ekspertët e mjekësisë, për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Zgjedhjet ishin paraparë të mbahen më 12 prill por ishin shtyrë për shkak të pandemisë dhe aktualisht vendi drejtohet nga një qeveri teknike në të cilën merr pjesë edhe VMRO DPMNE-ja opozitare. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gdhendi shtatoren e Adem Jasharit, ‘artisti’: Jam berber, skulpturën e kam hobi

Autori i shtatores së shumëpërfolur të Adem Jasharit në Prizren, ka folur pas zhurmës së madhe mediatike dhe pakënaqësive që kanë shpërthyer në rrjet....

OECD: Kthimi në gjendje normale pas pandemisë do të zgjasë

"Tani, për herë të parë që me fillimin e pandemisë zgjohen shpresat për një të ardhme më të mirë," shkruan kryeekonomistja e OECD, Laurence...

Hetimet për vdekjen e Maradonës, zemra i peshonte dy herë më shumë se normalja

Teksa sot bëhen një javë pas vdekjes së Maradonës, pritet që të bëhen analizat e mostrave të urinës, gjakut dhe zemrës të marra gjatë...

Panik në Durrës/ Përfshihet nga flakët kati i 6-të i një pallati

Në orët e para të ditës është përfshirë nga flakët kati i gjashtë i një pallati në Durrës. Burimet bëjnë me dije se flakët...

Britania e Madhe shtrëngon masat, rikthen sistemin e vizave nga 1 janari

Britania e Madhe rikthen sistemin e vizave, si një masë kundër migracionit në territorin e saj. Këto masa të forta do të hyjnë në...