Kronikë

Zjarr në një pallat në Durrës, lëndohet 80-vjeçarja

               Publikuar në : 10:18 - 11/02/19 S.N

Një pallat në Durrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri ka rënë në lagjen numër 1, ndërsa një 80-vjeçare që banonte aty ka pësuar dëmtime të lehta.

Mësohet se e moshuara ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak

Më datë 11.02.2019, rreth orës 08:45, në lagjen Nr 1 Durrës , ka renë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses, që po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Zjarr ne banesen ne Durres on Vidnews.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT