Klubi futbollit, Real Madrid i ka ofruar kontratë të re Zinedine Zidane. Trajneri i Real Madrid, pritet të shpërblehet nga presidenti i Los Blancos, Florentino Pérez për punën që ka bërë në vitin e fundit.
Thuhet se numri një i Real Madridit i ka ofruar strategut francez një kontratë me kushte të përmirësuara financiare deri në vitin 2020. Kontrata aktuale e Zidane skadon në verën e viti 2018. Por, sukseset e arritura këtë sezon nga Zidane e kanë ngazëllyer Perezin.
Real Madrid është në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të luaj me Juvetnusin, derisa është afër që ta fitoj edhe La Ligan. Zinedine Zidane, ka qenë asistent i trajnerit të Real Madrid Carlo Anceloti për sezonin 2013 – 14, në vitin e suksesshëm kur klubi fitoi UEFA, Champions League dhe Copa del Rey.