Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa fjalë të mençura të At Zef Pllumit. Një thënie që nuk e humbet kurrë vlerën, dhe gjend vend në çdo kohë.
“Ziliqarit mos i trego as ëndrrën që ke parë”, janë fjalët e mençura të At Zef Pllumit që kryeministri Rama ka shpërndarën në rrjetin social.
Ky mesazh vjen si një kundërpërgjigje ndaj opozitës, e cila gjatë ditëve të fundit ka lëshuar një lum akuzash ndaj kreut të qeverisë.
Kryedemokrati Basha, i cili fajëson Ramën në çdo dalje publike për mos menaxhimin e situatës së pandemisë. Po kështu edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila shigjeton Ramën se e ka futur vendin në varfëri.