Një plagosje me thikë ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër. Nga burimet paraprake, ende jo zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, pas një konflikti të çastit.
Personi i plagosur quhet Besnik Idrizi. Ai është transportuar menjëherë për në spital, për marrjen e ndihmës së duhur shëndetësore.
Bluzat e bardha konfirmojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.