E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Zi në Ministrinë e Kulturës, ndërron jetë regjisorja e njohur

Një lajm tragjik ka ardhur sot nga Kosova, ku regjisorja e njohur Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Figura të njohura të ekranit kanë shprehur ngushëllimet e tyre, për këtë humbje të madhe e të papritur. Po ashtu, Ministria u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

“Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë, në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha. Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, thuhet në njoftim.

“Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar. Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.

Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, si dhe ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”. Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...