E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Zhvillimi i Ekonomisë Blu, Shqipëria kërkon 80 milionë USD borxh tek BB

Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër hua tek Banka Botërore dhe këtë herë nën një projekt për Zhvillimin e Ekonomisë Blu. Bëhet fjalë për një shumë 80 milionë dollarë e cila do të merret nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave por do të ketë si zbatuese Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Në një përmbledhje të bërë nga qeveria shqiptare thuhet se projekti do të ndihmojë në zbatimin e një qasjeje kombëtare dhe lokale sa i takon Ekonomisë Blu të integruar.

“Ky projekt do të ndihmojë në krijimin e një modeli të integruar të ekonomisë blu në Shqipëri që promovon rritje ekonomike, përmirësim të jetesës si dhe krijon vende pune duke ruajtur shëndetin e ekosistemit detar dhe atij në bregdet. Zona në konsideratë për aktivitetet e projektit është Vlora që ka edhe potencial për të tranzituar nga gri në një zhvillim blu të qëndrueshëm dhe elastik” thuhet në dokument.

Në total parashikohet që projekti të ketë tre komponentë. I pari është ai për mundësimin e mjedisit për ekonominë blu i cili do të forcojë politikat dhe kapacitetet institucionale për heqjen e kufizimeve detyruese për zhvillimin dhe zgjerimin e BE-së(ekonomisë blu) në nivelin kombëtar. Aktivitetet e propozuara nën këtë komponent përfshijnë asistencë teknike dhe mbështetje për planifikimin hapësinor detar, platformat e koordinimit për ekonominë blu, shqyrtimin e planifikimit dhe zbatimit të investimeve, vlerësimi strategjik mjedisor dhe social i planit të zhvillimit të zonës së projektit, sistemi i monitorimit të ndotjes me plastikë, futja e instrumenteve të bazuara në treg për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta, modele të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, peshkimin dhe akuakulturën e qëndrueshme, zhvillimin e kërkimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit në nivel kombëtar.

Komponenti i dytë është ai për zhvillimin e BE në zona të zgjedhura dhe do të mbështesë zbatimin e një modeli të ekonomisë blu në nivel lokal nëpërmjet financimit të investimeve të integruara në tokë, bregdet dhe det. Ky komponent do të mbështesë përgatitjen e pjesëmarrjes në programeve të veprimit të ekonomisë blu që promovojnë zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër, mbrojtjen e bregdetit nga rreziqet e erozionit dhe përmbytjet, ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e tokës dhe peizazheve detare, duke kontrolluar dhe zvogëluar ndotjen. Gjatë fazës së përgatitjes projekti mund të rrisë numrin e zonave të mbrojtura, pyjeve, si dhe lagunave apo ligatinave.

Komponenti i tretë lidhet me zbatimin e projektit dhe do të ketë në fokus ekipin e menaxhimit të projektit, stafin, trajnimet, prokurimet.

Projekti i qeverisë vjen fill pas një studimi të Bankës Botërore i cili u publikua në fund të vitit 2020 dhe që vinte theksin tek përfitimet që mund të kishte nga ekonomia blu duke parë dimensione nga turizmi tek peshkimi./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...