E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Zhvati 8 mln lekë, lirohet Tirja e “Shefqet Ndroqit”

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi, e cila u arrestua pasi mori ryshfet nga vajza e një pacienteje me koronavirus, tashmë është liruar nga burgu. Ndaj saj është caktuar masa “arrest shtëpie”.

Sanitarja u shtir si infermiere dhe zhvati tetë milionë lekë nga vajza e një zonje të infektuar nga Covid-19, e cila më pas ndërroi jetë. Në kohën kur Tirja u prangos, ajo pretendoi se ishte e infektuar me Covid, madje në dëshminë e dhënë është shprehur se nuk i prishte punë njeriu nëse do lirohej.

Zhvatja kryer nga ana e sanitares, u denoncua në emisionin “Stop” nga vetë vajza e së ndjerës, e cila nuk e fitoi dot betejën me Covid-19.

Pak muaj më parë, Gjykata e Apelit liroi nga qelia infermieren e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxha, të cilat akuzoheshin se kanë bashkëpunuar me sanitaren Tire Alldervishi në skandalin që përfshiu spitalin Covid 2.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...