E martë, 30 Nëntor, 2021
7.5 C
Tirana

“Zhuljetë zbrit nga ballkoni”, Rama ironizon Bashën: Luli sa herë humb, i gëzohet fitores

Kreu i Kuvendit, Edi Rama gjatë takimit të tij te fundit elektoral në Durrës, u shpreh se opozita vetëm i kërcënon qytetarët duke ironizuar kryeopozitarin Basha se ai gëzohet fitores kur humb.

“Këta kërcënojnë dynjanë. Ndoshta kanë menduar me aq sa bëmë morëm gjysmën, tani thonë kushedi marrim të gjithën. Luli sa herë humb i gëzohet fitores. Edhe thonë tani ky parlamenti  ka marrë fund dhe ne jemi populli”, tha kryeministri.

Më tej, Rama shtoi me ironi populli shqiptar nuk ka punë tjetër vetëm t’i gjejë fustanin Zhuljetës (duke iu referuar Bashës), për një ballo. Ai tha se kur opozita hyri në çadër mori gjysmën e pushtetit e kushedi mendojnë se nëse çmenden totalisht, mund të fitojnë qeverisjen.

Më poshtë në videon e siguruar nga BalkanWeb, keni mundësinë të shihni deklaratën.

Deklarata e plotë:

“I thashë Zhuljetës zbrit nga ballkoni dhe do ta bëjmë se kush fiton zgjedhjet, do të marrë qeverinë. Mund të shahemi me njëri-tjetrin këtu, por mos shajmë në gjuhë të huaj. Nuk mund ta bëjmë dot atdheun leckë. Mjafton të shikosh rezultatet. Ne jemi rritur normalisht, por kemi marrë shumë më tepër sepse kanë rënë ata vertikalisht. Njerëzit e vet i kanë braktisur. Shqiptarët  nuk kanë punë tjetër vetëm t’i gjejnë fustanin Zhuljetës, vetëm të organizojnë ballon. Këta kërcënojnë dynjanë. Ndoshta kanë menduar me aq sa bëmë morëm gjysmën, tani thonë kushedi marrim të gjithën. Luli sa herë humb i gëzohet fitores. Edhe thonë tani ky parlamenti  ka marrë fund dhe ne jemi populli. Kanë gjetur më budallenj ose më të sinqertët dhe janë turrur me fishekzjarrë e molotov ndaj parlamentit. Kur po votohej vettingu, ata ikën nga parlamenti. Pas marrëveshjes së 2017 ata u bënë akoma më keq. Ata e dinë shumë mirë që kryeministri nuk ikën me protesta. Këta zgjedhjet nuk i kanë bërë si të drejtë të popullit, por si të drejtë të partive për të zgjedhur popullin. Unë nuk dua të gjitha. Këta na i lanë në dorë”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...