E diel, 20 Qershor, 2021
29.5 C
Tirana

“Zhidro u qëllua me snajper”/ Artan Hoxha: Nëse do shpërthente tritoli, rrafshohej pallati

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të tjera nga ekzekutimi i Lefter Zhidros në Elbasan, nga forcat RENEA.

Sipas gazetarit, nëse armatimi që 71-vjeçari kishte në banesë do të shpërthente, do të rrafshohej i gjithë pallati 5 katësh në lagjen “11 Nëntori”. Artan Hoxha zbulon se Zhidro është eliminuar me snajper, me një plumb në kokë.

Më tej, gazetari shprehet se gjatë kohës që ishte i rrethuar nga policia, Zhidro përgatiti bombolën e gazit dhe arsenalin e armëve për t’u përballuar me RENEA-n.

“Sot është shmangur një tragjedi në Elbasan, pasi nëse ai armatim do të shpërthente do të ishte një tragjedi. Zhidro nuk e kishte përgatitur më parë armatimin, por gjatë kohës që ishte rrethuar nga policia. Madje ai gjatë kohës që ka negociuar me policinë ka punuar brenda në banesë për të përgatitur municionet.

Qitjet e tij me kallashnikov janë bërë nga brenda banesës, depërtuan në derë dhe mbetën në mburojën anti-plumb, pas mburojës ishin efektivët, që i shpëtoi. Gjatë momentit që zhvilloheshin ngjarjet ai kishte hapur televizorin dhe shikonte se çfarë flitej për atë.

Ka qenë i acaruar se disa nuk e quanin mirë mendërisht. Efektivët kanë kërkuar që të priteshin dritat në zonë në mënyrë që të mos shikonte përmes televizorit se cfarë po ndodhte. RENEA hodhi granatën ‘strum’ dhe gaz nervor, por ai kishte njohuri ushtarake, pasi kishte marrë një peqshir të lagur dhe e kishte vendosur në fytyrë. Madje kishte vendosur edhe lavariçen në korridor për ta mbrojtur nëse do të sulmohej.

Zhidru u qëllua me një plumb të vetëm me snajper në kokë. Por efektivët ende nuk e dinin nëse kishte vdekur dhe fillimisht në shtëpi kur u shkallmua dera u fut qeni nga RENEA. Por sot është shmangur një tragjedi, pasi nëse do të shpërthente eksplozivi pallati do të rrafshohej. Ai është pallat i vjetër dhe po të shpërthente ajo sasi eksploziv do ta rrafshonte. Zhidru ka qenë polic, po ashtu edhe djali i tij deri në vitin 2008”, tha ai.

Lexo edhe :   Me mbi 1 ton drogë/ Hoxha zbulon kush është shqiptari që u arrestua në Itali
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama flet në France 24 për negociatat, vaksinat, turizmin dhe patronazhistët

“Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian, në fund të qershorit, negociata të cilat janë bllokuar prej...

Euro 2020/ Kombinacionet për çdo kombëtare, si kalojnë katër vendet e 3-ta

Cilat kombëtare janë kualifikuar deri tani, cilat mund t'u bashkohet atyre në raundin e 1/8-ave, rregullat në rast barazimi me pikë dhe çfarë i...

SHBA/ Kamionçina hyn mes turmës gjatë paradës LGBT, bilanc tragjik

Një i vdekur dhe dy të plagosur. Ky ka qenë bilanci i një ngjarjeje që ndodhi dje në mbrëmje në Florida të SHBA-ve, kur...

Vëllezërit që shitën pikturën false dhe zbuluan që pagesa u bë me para false

Historia fillon në 2003-shin, kur vëllezërit Font, nga Girona, Spanjë, blenë pikturën "Portreti i Antonio Maria Esquivel" (Retrato de Antonio María Esquivel), atribuar penelit...

Ozon-Terapia, si aplikohet në trajtimin e hernies diskale

Të ankohesh nga dhimbja e mesit është një nga ankesat më të zakonshme të njeriut. Rreth 80% e Amerikanëve kanë probleme të shpinës të...