E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe/ Çollaku dhe Ndreu ‘përplasen’ në ‘Open’

Një përballje me tone të larta në emisionin “Open”, është krijuar ndërmjet kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu dhe gazetarit Basir Çollaku. Gjatë mbrëmjes së sotme, po diskutohet rreth zhdukjes së tre të rinjve në Malësi të Madhe, Vilson Çutaj, Klement Pepaj dhe Danjel Pepaj.

Teksa Ndreu tha se e gjithë ngjarja ka ndodhur për vjedhjen e 5 kilogramë hashash, Çollaku dha një tjetër fakt. Sipas tij, flitet për 100 kilogramë hashash.

Ai e akuzoi kryebashkiakun e Lezhës se “po fsheh të vërtetën”, ndërsa tha se ka të dhëna që flasin për 100 kilogramë lëndë narkotike.

Debati:

Çollaku: Ju cilës deklaratë i rrini?

Ndreu: Unë te 5, ti kërceve nga 100 në 150

Çollaku: Po lëri këto tani, shkresa që kanë dalë me ujë, kam shkresa

Ndreu: Shkresa të kujt?

Çollaku: Shkresa të qeverisë, që keni bërë ju

Ndreu: Kam të dhëna thash, kështu thonë të dhënat e mia

Çollaku: Janë 100 kilogramë, ju i qëndroni 5 kilogramshit? Po flet si kryebashkiak

Ndreu: Ti do të më intimidosh mua?

Çollaku: Nuk është intimidim, sipas jush sa janë?

Ndreu: Sipas të dhënave të mia, flitet për 5 kilogramë

Çollaku: Po fsheh të vërtetën

Ndreu: Ti nuk ke konceptin e të dhënave, ti e di të gjithë ngjarjen, mos themi fantazi

Çollaku: Pse janë fantazi?

Ndreu: Sepse do ta imponosh se s’bën, po flet gabim

Çollaku: Po pyes, qëndroi deklaratave të tua

Ndreu: Të dhënat e mia flasin për 5

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...