Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zhdukja e pasaportave shqiptare në Greqi, prokuroria heton diplomatët

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për zhdukjen e 100 pasaportave shqiptare në Greqi, një ngjarje e cila solli shkarkimin e konsullit shqiptar në Janinë, Pervin Gjikuria.

Hetimet janë regjistruar për dyshimet e shpërdorimit të detyrës, pasi prokurorët mendojnë paraprakisht se në shkelje të Konventës së Vjenës pasaportat e emigrantëve shqiptarë nuk u transportuan që nga kompania prodhuese me mjet me targa diplomatike dhe nuk u shoqëruan nga korrieri diplomatik.

Për këtë arsye pritet që në ditët në vijim me skandalin diplomatik të ndodhur në muajin shkurt, por për të cilin pati reagim nga Ministria e Jashtme disa ditë më pas, t’i kërkohet këtij institucioni materiali i detajuar.

Në fakt, thonë burimet e organit të akuzës, kallzimi është dorëzuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në të thuhet se në datën 13 shkurt pasaportat e prodhuara nga kompania Aleat po transportoheshin drejt Greqisë të amballazhuara.

Në pikën kufitare të Kakavijës, pasi janë kryer verifikimet, autoritetet greke bllokuan pakon me pasaporta shqiptare dhe ky ngërç është zgjidhur më tej pas ndërhyrjes së përfaqësuesve të Konsullatës së Përgjithshme në Janinë.

Por, ndërsa Ministria e Jashtme këmbëngul se ngarkesa me pasaporta ishte e shoqëruar me një dokument autorizues të Ambasadës Shqiptare në Athinë dhënë kompanisë së transportit, prokurorët do të kërkojnë sekuestrimin e praktikës për dobi të hetimit.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme pretendon se pakot me pasaporta i janë dorëzuar në kufi përfaqësuesve të Konsullatës së Janinës të cilët kanë pranuar transportin drejt Ambasadës Shqiptare në Athinë. Por, gjatë transportit të tyre nga konsulli Gjikuria, i shkarkuar nga detyra tanimë, pasaportat u grabitën.

Edhe pse Ministria e Brendshme i shpalli pasaportat të pavlefshme, për Prokurorinë e Tiranës sidoqoftë ka vend për hetime për të kuptuar se kush nga zyrtarët e ka shkelur detyrën në transportimin e dokumentit më të rëndësishëm të identifikimit./Top Channel

Tags: 100 pasaportatdiplomatetGreqihetonProkuroriashqiptare

TË LIDHURA

Politikë

Rama: Sot jemi në kushte të tjera, 63% e atyre që i përfundojnë këto shkolla nisin punë

12:46 | 09/06/2026
Politikë

Rama: Pagat në bregdet s’janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci, kritikët punojnë në Instagram

12:41 | 09/06/2026
Aktualitet

Shpërndau tezën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në rrjete sociale, përjashtohet maturanti në Kukës

12:33 | 09/06/2026
Next Post

Për herë të parë Klea Huta flet për vjehrrën e saj: Nuk i pëlqen...

Dalin pamjet/ Si nisi sherri mes sulmuesit të Tiranës dhe stafit të Laçit (Video)

Lleshaj habit me deklaratën e tij: Qytetarët s'kanë pse të ndihen të sigurtë (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama: Sot jemi në kushte të tjera, 63% e atyre që i përfundojnë këto shkolla nisin punë

by mirseda
12:46 | 09/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku u...

Rama: Pagat në bregdet s’janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci, kritikët punojnë në Instagram

12:41 | 09/06/2026

Shpërndau tezën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në rrjete sociale, përjashtohet maturanti në Kukës

12:33 | 09/06/2026

GJKKO dënon ish-anëtarët e grupit të Laert Haxhiut, ja vitet për Tafanin dhe Bixhekun

12:31 | 09/06/2026

Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit, policia nis operacion kërkimi

12:30 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com