E shtunë, 31 Korrik, 2021
25.5 C
Tirana

Zhdukja e fëmijëve shqiptarë në Gjermani, ambasada: Ku dyshojmë se janë

Dy fëmijë shqiptarë në Gjermani raportohet të jenë zhdukur mëngjesin e të enjtes. Lajmi është bërë publik nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani.

Bëhet fjalë për 13-vjeçarin, Qendrim Nimonaj dhe 11-vjeçarin Leutrim Nimonaj, vëllezër me prejardhje nga Kosova të cilët kanë qenë të vendosur me një vendbanim kolektiv në Borsdorf afër Leipzigut.

Sipas njoftimit, në bazë të dhënave që ka ofruar nëna e fëmijëve, ajo është deklaruar se, familja Nimonaj është me përkatësi rome nga komuna e Klinës dhe gjendej si azilkërkues në Gjermani që nga viti 2014.

“Falë bashkëpunimit intensiv mes autoriteteve gjermane dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës, si dhe bisedave të vazhdueshme telefonike me nënën e fëmijëve, është arritur tek dyshimi i bazuar për largim të qëllimshëm i cili ka rezultuar me lokalizimin e vendndodhjes së fëmijëve tek një i afërm i familjes ( axha i tyre).

Duhet theksuar se babai disa ditë me parë ishte riatdhesuar nga autoritetet gjermane për në Kosovë se bashku me 5 fëmijë, përderisa në Gjermani kishte mbetur nëna shtatzënë me tre fëmijë të tjerë, dy nga të cilët ishin larguar në drejtim të panjohur në mëngjesin e ditës së enjte”, thuhet në njoftim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...

Kompania izraelite NSO nën presion për përdorimin e teknologjisë për spiunazh

Kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit janë në rritje, pas akuzave se një program i krijuar nga kompania private e sigurisë “NSO” është përdorur për të...