E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Zhduket shqiptari në Zvicër, policia jep këto informacione

Një shqiptar që banonte në Zvicër ka humbur kontaktet me familjen, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Sipas policisë Kantonale të Freiburgut, Driton N., 40 vjeç me banim në Roens të Kantonit të Freiburgut, nuk është parë që nga 16 ose 17 marsi 2019.

Në njoftim jepen detaje të pamjes fizike të 40-vjeçarit, i cili ka konstrukt mesatar të trupit, gjatësi prej 165 cm, flokë të shkurta, të zeza, sy ngjyrë gështenje. Ai flet në gjuhën frënge dhe në atë shqipe.

Ndërkaq, policia bën thirrje se dëshmitarët që e kanë parë ose kanë informacione për të, mund të lajmërojnë Policinë Kantonale të Freiburgut, në numrin e telefonit: 026 304 17 17 ose të njoftojnë në stacionin më të afërm policor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin

Në ditën e Rinisë, kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku thotë se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve. “MIRËMËNGJES dhe me...