E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Zhduket biznesmeni i njohur grek, dyshimet e para

Hetimet për gjetjen e biznesmenit George Kyparissis vijojnë. Policia po shqyrton të gjitha mundësitë, por po e trajton rastin si rrëmbim.

Një mobilizim i madh i policisë po vijon për gjetjen e biznesmenit George Kyparissis, i cili u zhduk në rrethana ende të panjohura. Biznesmeni i cili është aktiv në fushën e pjesëve të këmbimit dhe mirëmban dyqane në Menidi dhe Efkarpia të Selanikut, ka qenë mbrëmë në një tavernë në Liosia kur rreth orës 01:00 të mëngjesit, kur kthehej në shtëpi në Drafi, u zhduk nën rrethana të panjohura. Zhdukja e tij u njoftua nga një mik. Policia është në kërkim të biznesmenit. Po kështu po shqyrton të gjitha mundësitë dhe po trajton rastin si rrëmbim.

Sipas informacioneve, në Spatë janë gjetur makina të djegura që mund të jenë përdorur për rrëmbimin e tij. Megjithatë, deri më tani askush nuk ka kontaktuar me familjen e biznesmenit. Sipas informacioneve, më 7 gusht 2020, vëllai i biznesmenit kishte rënë viktimë e grabitësve, të cilët hynë në punishten që ai mban në Menidi dhe e qëlluan në këmbë.

“Faleminderit për interesimin, çështja ka marrë rrjedhën e saj”, tha vëllai i biznesmenit të zhdukur. Vëllai i biznesmenit ka falenderuar mediat për interesimin e tyre, por me mirësjellje ka kërkuar që lajmi të fshihet pasi gjithçka po hetohet.

“Nuk dua të them asgjë në këtë moment. Faleminderit shumë për interesimin, tashmë keni bërë shumë, çështja ka marrë rrjedhën e saj dhe nuk do të doja që të nxirrni më lajme”, tha vëllai i tij.

Lexo edhe :   Greqi/ Të pavaksinuarit mbi 60 vjeç përballen me gjoba

Burimi i lajmit: protothema. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...