E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Zhdukën 750 mln dollarë, arrestohet në Rinas kunati i vëllezërve mashtrues

Shtetasi Indian Hitesh Patel, 59 vjeç lindur në Indi dhe banues në Nigeri është arrestuar paraditen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Patel, është kunati i dy vëllezërve indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara të akuzuar nga autoritetet Indiane për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve, ndërsa thuhet se kanë hapur biznese në Shqipëri, si dhe kanë përfituar pasaportën shqiptare.

“Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian me inciale H. P., në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Neë Delhi/ Indi. Gjykata Patiala House/Neë Delhi, ka lëshuar urdhër arresti ndaj 59-vjeçarit për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”, raporton policia.

Sipas mediave indiane, 59 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 11 mars, dhe për këtë rast Gjykata e New Delhi ka kërkuar shpalljen në kërkim ndërkombëtar për 4 persona për ‘krim ekonomik”.

Dy vëllezërit, Sandesara, kanë qenë pronarë të kompanisë farmaceutike Sterling Biotek përgjatë viteve 2008-2011, prej nga kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, të cilat më pas janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...