E mërkurë, 20 Janar, 2021
4 C
Tirana

‘Zhbllokohet’ Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit

Pas një kohe të gjatë pa drejtues, tashmë është emëruar zv.kryetari i Gjykatës së Lartë. Në këtë post është zgjedhur Sokol Sadushi, i cili do të ketë edhe kompetencat e kryetarit. Gjykata e Lartë ishte pa drejtues, që pas largimit të Ardian Dvoranit.

“Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi më datë 7.7.2020 procedurën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Referuar kërkesave të nenit 26, pika 3 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH” si dhe të vendimit Nr. 7, datë 21.12.2018 “Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që parashikojnë zgjedhjen e zëvendëskryetarit nga rradhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të 3 gjyqtarëve dhe të 4 ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit.

Në përfundim, rezultoi i zgjedhur me unanimitet me 7 vota, Z. Sokol Sadushi, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë.

Pas 13 vjet përvoje profesionale si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, z. Sadushi ka gëzuar, sipas ligjit përvojën profesionale edhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Për afro 6 vjet ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, funksion i cili, sipas nenit 250, pika 3 e 4 të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, barazohet me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe “njihet si periudhë vjetërsie në punë, si gjyqtar, për efekt të kërkesave të karrierës profesionale”.

Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, z. Sadushi i sapozgjedhur në detyrën e Zëvendëskryetarit do të ushtrojë kompetencat e Kryetarit, referuar nenit 26 pika 2 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...