E hënë, 18 Janar, 2021
-1 C
Tirana

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe, kanë ndërruar jetë duke u vetëflijuar, ndërsa Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Dyshohet se vajza ka ndërruar jetë të paktën një vit më parë, ndërsa nëna dhe motra tjetër i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit, duke pritur kështu ringjalljen e saj.

Një ndër fqinjët tha për “ABC News” se Zhaneta Josifi bashkë me vajzat, kishte dy vjet që nuk dilte nga shtëpia, madje edhe dyert e dritaret i mbante mbyllur. Ajo e kishte pyetur për të ndjerën, Anisën, por e ëma i kishte thënë fqinjes se kishte shkuar diku. Madje fqinja kujton edhe një situatë të sikletshme, kur para një muaji kishte trokitur në portën e tyre, por e zonja e shtëpisë i kishte kërkuar që të mos e shqetësonte më. Një tjetër komshie ka rrëfyer se Zhaneta ishte zënë me tërë familjarët e saj.

Dëshmia e fqinjëve:

Fqinja 1: Unë isha në Greqi, dhe kur erdha hyra tek shtëpia dhe e pyeta Zhanetën, ku e ke Anisën? Ka vajtur në një vend më tha. Pas dy ditësh shkova prapë, i kërkova sitën për pak miell që kisha marrë. Prapë e pyeta për Anisën se mos kishte ikur në Gjermani, por më tha që jo, do vij koha që do e shikosh dhe vuri buzën në gaz. Ato vajza kishin 2 vjet pa dalë fare. E ëma ka punuar në një familje, ndërsa vajzat kanë punuar më përpara, por pastaj u mbyll puna, dhe nuk punuan më. Ishin të dobëta me fizik, jo shumë të shkathëta. Përpara 1 muaji i rashë derës së Zhanetës. Ajo më tha që zhduku, mos ta shoh bojën.

Fqinja 2: Jemi interesuar, kemi dalë kemi parë dyer e penxhere, pa rroba pa asgjë. Ne që kemi hyrë e kemi dalë me to, filluam të kemi siklet. Ajo nuk bënte asnjë nga njerëzit e saj, i kishte larguar të gjithë, ishte zënë. Punët e tyre se pse. Parmbrëmë paska marrë i vëllai në telefon dhe nuk është përgjigjur njeri. Unë kisha 2 vjet pa i parë. Vetëm kur i prunë ndihma që hapi pak derën, i pashë pak fytyrën në cep të derës dhe i fola dhe nuk i kam parë më. Nuk di çfarë të them më….

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA/ Trupat e Gardës nën shqyrtim nga FBI-ja mes frikës nga sulme të brendshme

Pjesëmarrësit në një provë për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden u evakuuan të hënën nga krahu Perëndimor i Kapitolit me urdhër të...

Befason Çiljeta: Do votoj Ramën, demokratët janë të zhgënjyer nga Basha

Do të mbahet mend si një nga këngëtaret që ka qenë e pozicionuar hapur krah Partisë Demokratike, madje ka qenë pjesë e disa mitingjeve...

Nga këmbët tek buzëqeshja: Vipat që kanë siguruar pjesë të trupit të tyre

Njerëzit e famshëm janë të njohur për bërjen e gjërave të pazakonta dhe për shpenzimin e shumave të mëdha. Ndërkohë, disa prej tyre kanë...

Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur nga Basha?

Nga: Kreshnik Spahiu 5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë. Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet...

Gjermani, kush nuk pranon karantinën do të mbahet në qëndra paraburgimi

Gjermanët që refuzojnë të karantinohen pasi rezultojnë pozitiv ndaj Covid do të mbahen në qendrat e paraburgimit sipas rregullave të reja të përgatitura nga...