Zgjidhja më e mirë duket ‘divorci’, Barcelona i tregon derën sulmuesit

Barcelona duket e lodhur me Antuan Grizmanin dhe nuk ka ndërmend që ta presë pafundësisht. Gazeta katalanase “SPORT” shkruan se drejtuesit po mendojnë seriozisht që ta nxjerrin në merkato.

Ky ishte viti ku ai duhet të merrte përsipër fatet e skuadrës, të shënonte gola dhe të sillte fitoret, por ende nuk e ka bërë.

Ai ka zhgënjyer edhe në një pozicion më afër portës kundërshtare dhe më i spostuar në qendër. Kjo do të thotë se pozicioni ishte justifikim dhe Grizman është duke i zhgënjyer të gjithë.

Nëse në merkato do të ketë ndonjë skuadër që kërkon shërbimet e tij, drejtuesit e Barcelonës nuk do të bëjnë rezistencë, por do të tregohen të gatshëm që ta lënë të lirë.