E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Zgjidhet zv.Kryeprokurori i Përgjithshëm, emri i njohur që do mbajë këtë post

Thoma Jano është rizgjedhur zëvendës kryeprokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë. Prokuroria e Përgjithshme përmes një deklarate bën me dije se në mbledhjen e zhvilluar në 17 dhjetor 2021, është rizgjedhur me votim unanim kandidatura e Thoma Janos.

Njoftimi:

Në mbështetje të Vendimit nr. 218, datë 23.12.2019 të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në përputhje me nenin 148/b, shkronja “dh” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 39 pika 6 të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është zhvilluar procedura e zgjedhjes së Zëvendësprokurorit të Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit 2-vjecar të z. Thoma Jano, i cili ka mbajtur këtë detyrë përgjatë periudhës 30.12.2019 deri në 30.12.2021.

Pas shpalljes së thirrjes për shprehjen e interesit nga Prokurori i Përgjithshëm, për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm, në mbledhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme të zhvilluar në datë 17 dhjetor 2021 është rizgjedhur me votim unanim kandidatura e z. Thoma Jano për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm. Z. Jano riemërohet Zëvëndësprokuror i Përgjithshëm me vendimin nr. 132, date 30.12.2021 të Prokurorit të Përgjithshëm.

Thoma Jano ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Për Janon nuk është hera e parë që merr një post si zëvendës, pasi ai ka qenë zv.ministër i Rendit Publik në kohën e qeverisë së Fatos Nanos.

Thoma Jano nisi punën si prokuror pas vitit 1997, si kreu i Prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.

Në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Theodhori Sollaku dhe Ina Rama, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, kurse më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e emëroi Janon në sektorin e përgjimeve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...