Zgjidhen dy anëtarët e parë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit nga radhët e gjyqtarëve.
Mësohet se të zgjedhurit janë Dritan Hallunajn dhe Brunilda Kadin. Hallunaj u zgjodh me 215 vota, ndërsa Kadi me 135, ndërkohë që pritet të zgjidhen edhe 4 anëtarët e tjerë.
Ashtu si në KLP, edhe sot në garë janë 10 gjyqtarë, të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin për gjashtë vende në këtë institucion. Kujtojmë se dje u kompletua Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Në procesin e zgjedhjes së gjykatësve do të jenë të pranishëm edhe nga përfaqësia e trupit diplomatik në Shqipëri.
Ngritja e këtyre dy institucioneve i hap rrugë krijimit të SPAK, institucion ky i cili do të ketë si detyrë të hetojë korrupsionin në nivele të larta drejtuese, ndërsa të frikësuarit më të mëdhenj janë politikanët shqiptarë.
Kandaidatët
Nga Gjykata e Lartë:
Medi Bici – Gjykata e Lartë
Nga Gjykatat e Apeleve:
Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë
Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda