E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Zgjerimi i Greqisë në Jon/ Idrizi: Haga, jo zgjidhja më e mirë për Shqipërinë

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar dekretin e fundit të Greqisë për mbylljen e gjireve që konkretizojnë më tej zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Sipas tij, Greqia në arenën dhe Gjykatat ndërkombëtare është shumë më e fortë e lobuese, dhe se Shqipëria nuk ka shanse të gjejë barazi aty.

Idrizi akuzon Ramën se hesht për këtë gjë dhe e ka miratuar tashmë, teksa thekson se ai pas 7 viteve negociata të dështuara dhe kohë të humbur, kreu i qeverisë u kthye në pozicionin e Berishës për çështjen e detit me Greqinë.

”Rama i frikësohet Greqisë dhe vetos së saj në integrimin europian. Kjo që ka ndodhur është në vazhdën e servilizmit ndaj Greqisë e vendeve të tjera. Ky është akti i fundit. Më parë hoqi fjalën për Çamërinë. U bënë varrezat e ushtarëve grekë që erdhën si pushtuesë në Shqipëri. Ajo që më vjen shumë keq është që mirë edhe të vdekurit nuk vlejnë njësoj. Nuk duhet të ketë varreza për shqiptarët e Çamërisë që ranë në shtëpitë e tyre. Ia jep varrezave të ushtarëve grekë dhe jo shqiptarëve të Çamërisë. Çështje ashpërsie është fakti që kryeministri i ka premtuar Greqisë që do e bëjë censusin me vetëdeklarim apo ligji për minoritetet që e nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, si dhe hoqëm konceptin e zonave minoritare. Në që në kohë të Zogut e njihnim Dropullin e Finiqin minoritet. Pra, kjo është një vazhdë që të bën përshtypje.

Akti i fundit i paralajmëruar i Greqisë, por edhe miratimi i heshtur i kryeministrit, Shqipëria ka nevojë për qëndrim. Në Hagë shkohet me dakordësinë e dy vendeve, si rasti i Italisë me Slloveninë. Nuk është kjo rruga më e mirë. Sllovenia bëri referendum që ta kalonte çështjen në Hagë. Gjykata e Hamburgut është më e mira. Me kë e ka konsultuar kryeministri?  Greqia është shumë më e fortë dhe lobuese. Shqipëria nuk ka shanse të gjejë barazi aty në Gjykatën e Hagës. Po thotë që marrëveshja që do bëhet më e mirë se ajo e mëparshmja. As më e mirë as më  e keqe, marrëveshja më e mirë është ajo e jona. ”– tha Idrizi në ”News 24”.

Lexo edhe :   Rinisja e dialogut, Mitsotakis: Ja për çfarë do flasim me Turqinë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilanci para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...