Joe Biden është shpallur fitues ndaj rivalit të tij Donald Trump. Gjatë ditëve të fundit ishte thelluar fitorja, e tashmë çdo gjë është konkretizuar pavarësisht pakënaqësive të shprehura haptazi nga Trump. Joe Biden do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Trump dhe stafi i tij ka treguar që kandidati i tyre nuk ka ndërmend të pranojë humbjen.
Votat e munguara për t’u bërë shefi i Shtëpisë së Bardhë, Biden-it ia ka “dhuruar” vendi ku lindi: Pensilvania. 20 votat elektorale të Pensilvanisë kanë bërë që kandidati demoktat të sigurojë më shumë se minimumin e 270 votave elektorale që i duheshin për të “thyer” kundërshtarin e tij, Donald Trump.
Presidenti Trump ka ngritur akuza që votat jane manipuluar. Komisionerja Federale e Zgjedhjeve, Ellena Weintraub ka deklaruar se nuk ka prova për vërtetuar akuzat e tij.
Sipas saj dhe shumë ekspertë jopartikë, duke parë mënyrën e trajtimit të procesit, kanë thënë se nuk ka asnjë provë për të vërtetuar akuzat për manipulim.