Një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, në doganën e Qafë Botës kanë hyrë një numër i madh emigrantësh në territorin shqiptar.
Gjatë orëve të fundit, kanë kaluar në doganë 10 autobusë e 50 makina, ndërsa është rënë dakord bashkë me palën greke që të punohet pa pushim.
Pala shqiptare po punon me 5 sportele për të shmangur procedurat dhe radhët e gjata te qytetarëve.