E mërkurë, 28 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Zgjedhjet parlamentare në Sllovaki, fiton partia opozitare

Janë mbajtur ditën e djeshme zgjedhjet parlamentare në Sllovaki.

Partia opozitare (OLaNO) ka fituar zgjedhjet parlamentare me një fitore të jashtëzakonshme.

Udhëheqësi i OLaNO, Igor Matoviç e bazoi fushatën e tij tek vrasja e Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij, duke nxitur kështu edhe zemërimin e qytetarëve ndaj partisë qeveritare.

“Ne do të përpiqemi të krijojmë qeverinë më të mirë që Sllovakia ka pasur ndonjëherë, me ndihmën e liderëve të tjerë të opozitës demokratike”, u tha Matoviç gazetarëve pasi u njoftuan rezultatet e sondazhit.

“Ishte vdekja e Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova që zgjoi Sllovakinë”, shtoi ai.

Kryeministri në largim, Peter Pellegrini pranoi humbjen pasi rezultatet zyrtare të pjesshme treguan se OLaNO tejkaloi të majtën e tij populiste, Smer-SD me gjashtë përqind të votave.

“Urime për fituesin e zgjedhjeve, shëndet të mirë, fat të mirë”, i tha Pellegrini Matoviç, duke shtuar se “ai ka një marketing të mirë, por ne do të jemi të interesuar se si ai do t’i trajtojë punët në zyrën e tij”.

OLaNO mori 24.87 përqind të votave, ndërsa partia qeverisëse Smer-SD mori vetëm 18.73 përqind të votave. Ndërkohë partia konservatore “Ne jemi Familja” shënoi 8.34 përqind, “Liria dhe Solidariteti liberal” (SaS) fitoi 5.67 përqind dhe bashkëjetuesi liberal “Për Popullin” i ish-presidentit Andrej Kiska mori 5.43 përqind të votave.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...