E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Zgjedhjet në PD/ Harxhi: Basha ka shanse të vogla që të rizgjidhet

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi beson se kryedemokrati Lulzim Basha ka shanse të vogla për të rimarrë drejtimin e kësaj force politike, për 4 vitet që vijnë.

Në një intervistë për ”ABC News”, Harxhi u shpreh se platforma e saj është e ndarë në 3 shtylla, teksa shtoi se grupimi për PD-në, do të vijojë edhe pas zgjedhjeve të 13 qershorit.

Ajo u bëri thirrje për hapjen e PD-së, dhe nëse ajo bëhet kryetare, figurat e njohura që janë larguar, do të kenë një ftesë për t’iu ribashkuar partisë.

Edith Harxhi: “Fraksion nuk ka në PD. Megjithatë grupimi do të vijojë njësoj si sot, nëse do të fitojë Basha. Por unë besoj që i ka shanset e vogla. Ne këtë projekt që e kemi nisur tani, është një projekt që do të vijojë. Ne do vazhdojmë siç kemi nisur. Kjo nuk është betejë që mbaron me 13 qershor. Platforma ime për PD, është e ndarë në tre shtylla. Ajo ideologjike, nuk është bërë mjaftueshëm për të persekutuarit. Duhet që çdo zyrtar i PD të kalojë në filtrin e instucionit të dosjeve të sigurimit të shtetit. Duhet bërë dëmshpërblim i plotë i krimeve të komunizmit. Çështja e pronarëve të ligjshëm, të trajtohet urgjentisht nga PD.

Çdo regjim, janë sjellë shumë rëndë me pronarët e ligjshëm.  Afrimi i shtresës së mesme, intelektualëve, akademikëve. Trajtimi i rinisë. Duhet t’u përqasemi në një mënyrë krejt tjetër. Hapja e partisë. PD duhet të hapet urgjentisht, të bashkojë gjitha vlerat e të gjitha kohërave. U bëj thirrje atyre që u larguan ose i kanë larguar, nuk mund ta bashkojë Basha, se u mbylli derën. Qëkur të ndryshojë vizioni në PD, Rama është gjysmë i mundur. Ne do të kemi departamente dhe zyra që do të punojnë ditë e natë për çdo projektligj që shkon në parlament, për të pasur një alternativ.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...